Lajme
Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Veselit, i shtyhet shqyrtimi i paraburgimit deri më 19 dhjetor
Demokracia
16:32 | 10 Nëntor 2022

Share:

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të vendimit që ka marrë ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Kadri Veselit deri më 19 dhjetor.

Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Veseli heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 11 nëntor 2022.

Po ashtu, ka urdhëruar prokurorinë që nëse dëshiron ta bëjë këtë, të plotësojë parashtresat e saj për shqyrtimin e radhës të paraburgimit të Veselit,, jo më vonë se e premtja, 9 dhjetor.

“UDHËZON Mbrojtjen, nëse dëshiron ta bëjë këtë, t’i përgjigjet parashtresave të ZPS-së dhe shtojcave të mundshme, jo më vonë se e mërkura, 14 dhjetor 2022”, thuhet në këtë vendim.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza.

Të ngjashme