Lajme
Haradinaj premton ndihmë për ekonominë
Demokracia
15:58 | 23 Janar 2021

Share:

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka takuar përfaqësuesit e Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovë.

Haradinaj u zotua se viti 2021 do të jetë viti kur të gjithë sektorët e goditur ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit dhe do të ruajnë vendet e punës të humbura gjatë krizës me pandeminë, raporton Demokracia.com

“Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës. Dëgjova kërkesat legjitime të tyre, që Aleanca i ka përfshirë në programin e saj, konkretisht në Fondin e Ringjalljes Ekonomike.
U zotova se viti 2021 do të jetë vit kur të gjitha sektoret e goditura ekonomikisht, do të ndjejnë dorën e shtetit. Do të ruajmë vendet e punës, të humbura gjatë krizës pandemike e do të stimulojmë edhe hapjen e vendeve të reja. Programi i Aleancës ka paraparë ndihmë për biznese në formë të kredive të buta, ndihmë për qytetarët në formë të transfereve dhe lehtësira fiskale për biznese dhe qytetarë.
Aleanca vazhdimisht ka qenë në përkrahje të kërkesave të gastronomëve. Ashtu edhe do të vazhdojmë së bashku!./Demokracia.com

Bashkëbisedim përmbajtësor me përfaqësues të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.
Dëgjova kërkesat legjitime të…

Posted by Ramush Haradinaj on Saturday, January 23, 2021

Të ngjashme