Kanë kaluar 60 minuta lojë në derbin e madh të Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës, e vlefshme për javën e 16-të kampionale.
Edhe pas një ore lojë, rezultati vazhdon të mbetet ai i minutës së parë 0:0 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.
Rastet më të mira mbetën ato të pjesës së parë me Simonovskin dhe Arbnor Ramadanin.
Kjo përballje po luhet pa praninë e tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan./Demokracia.com/