Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet përmbyllëse të javës së 16-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Rezultati pas pjesës së parë në derbin e madh të Anamoravës me Gjilanit dhe Dritës është i barabartë 0:0 në stadiumin me bari sintetik dhe pa praninë e tifozerive, raporton Demokracia.com.
Drita kishte mundësi të mirë me Simonovskin të kalonte në avantazh, sikur goditja e tij me kokë të ishte më e saktë të cilën e priti me vështirësi portieri Koliçi.
Gjilani rrezikoi seriozisht me Arbnor Ramadanin i cili nga goditja e dënimit, por shtylla ishte “aleate” e Dritës.
Përkundër se në Gjilan nuk pati gola, në Suharekë, Llapi po avancon 0:2 ndaj Ballkanit.
Fernandinho me gol fantastik zhbllokoi shifrat në minutën e shtatë. Nëntë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit Rivera shpërtheu në festë edhe një herë tjetër kampin llapjan./Demokracia.com/