Një market në Bresje të Fushë-Kosovës është përfshirë nga zjarri të mërkurën.
Policia e Kosovës ka njoftuar se zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin dhe vlera e dëmit nuk dihet.
“Raportohet se në rrethana deri më tani të panjohura është përfshirë nga zjarri një grumbull mbeturinash në afërsi të Albi Marketit e më pas zjarri ka kapluar edhe marketin. Njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është lokalizuar, vlera e dëmit nuk dihet. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.