Ministri Hekuran Murati i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministrit Besnik Tahirit për përplasjen e rëndë që e pati me deputetin e PDK-së, Abelard Tahirin.
‘Isha dëshmitar se pas mikrofonit, Tahiri kërcënoi dhe shau Bislimin. Ftoj prokurorinë ta marrshumë seriozisht kërcënimin e një personi që ka mbajt armë me shurdhuese për kaq vite. Kush është në siket, po shihet. Dikush që detyrohet me sha e kërcënu e me përdor argumente si Vuçiqi’’, tha ai.
Në fjalën e tij, Bislimi tha se kërcënime të shara e ofendime Tahiri i ka bërë ndaj tij kur mikrofoni ishte i ndalur.
“Deputeti Abelard Tahiri nga kjo foltore nxori një sërë akuzash për ministren Albulena Haxhiu. Ndërsa, pasi u ndal mikrofoni në stilin e një banditi që vendos shurdhues në armën e tij, u kthye nga unë dhe shprehur një serë kërcënimesh të cilat më pas i shoqëroi me të shara e fyerje”, deklaroi ai, duke i bërë thirrje Prokurorisë që të merret me këtë rast.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Tahiri, i cili këto akuza të Bislimit i quajti të pabaza dhe për të njëjtin tha se “është në gjendje të rëndë psikike”.
Deputetë a jeni duke e pa? Këta e kanë një siklet të madh. Këta janë në një siklet që as vendi vend nuk po i zë. Ky flet akuza të pabaza, del në foltore dhe flet të pavërteta. Ky është në gjendje të rëndë edhe psikike. Ky është në gjendje të rëndë, andaj ne i kërkojmë kësaj qeverie fokus, punë dhe angazhim në kryerjen e detyrave të veta”.