Lajme
SHBA i dha “shuplakë” Qeverisë, Kurti gjen prehje te sponsorët e planit franko-gjerman
Demokracia
23:05 | 09 Nëntor 2022

Share:

Tre ministrave të Kurti dhe dhjetëra zyrtarëve të pushtetit qendror dhe lokal, u janë anuluar vizitat në Iowa dhe Uashington.

Anulimi i vizitave, që po shihet si mesazh amerikan për Qeverinë Kurti, nga ambasadori amerikan u tha se po bëhet për shkak të krizës në veri, shkruan Demokracia.com.

Por, në të njëjtën ditë kur Qeveria Kurti u përballë me refuzimin amerikan, kryeministri njoftoi se nesër do të niset për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez Emmanuel Macron.

Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë takim trepalësh edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është ftuar atje.

Kurti tashmë ka pohuar se Kosova nuk e ka refuzuar propozimin franko-gjerman, duke thënë se atë e ka refuzuar Vuçiqi, por pa u bërë transparent para qytetarëve të Kosovës dhe pa u treguar se çfarë ka pranuar.

Kryeministri Kurti ka shtuar se në tavolinë ekzistojnë dy propozime, ai për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne.

Sikur të vlerësohej qasja e Kurtit ndaj dialogut dhe sikur të përkraheshin qëndrimet e tij nga SHBA-ja, Kosova tashmë nuk do të përballej me krizën në veri dhe ministrave të tij nuk do u anuloheshin vizitat në SHBA. /Demokracia.com/

Të ngjashme