Lajme
Sekuestrohen 15 kg kanabis nga policia kufitare e Shqipërisë, destinacion ishte Greqia
Demokracia
18:02 | 09 Nëntor 2022

Share:

Rreth 15 kg kannabis sativa janë sekuestruar nga policia kufitare e Shqipërisë, në një automjet që udhëtonte nga Kapshtica në drejtim të Greqisë.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se është arrestuar drejtuesi i mjetit Sotiraq Çipi, 60-vjeç. Droga u gjet e fshehur në dy prej gomave të mjetit, gjatë kontrollit të policisë në vijën e dytë, raporton Top Chanel.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 16 pako të cilat ishin mbështjellë me letër natriban.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, ndërsa bëhet e ditur se lënda narkotike kishte si destinacion Greqinë.

Të ngjashme