Lajme
Prishtinasi merr fajde prej 5 mijë eurove, i kërkohet t’i kthejë 8 mijë
Demokracia
10:51 | 08 Prill 2021

Share:

Policia ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale të fajdes.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Prishtinë ka arrestuar një të dyshuar për marrje të fajdes.

Raportimi i rastit ka ardhur nga një person, i cili në dy vitet e fundit kishte luajtur bastore online tek i dyshuari, ndërsa pas një borxhi të marrë nga ai me vlerë prej 5 mijë euro, i dyshuari i kishte kërkuar kthim në vlerë prej 8 mijë eurove, shkruan Demokracia.com.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 07.04.2021 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy viteve të fundit kishte luajtur bastore online, tek i dyshuari mashkull kosovar. Sipas ankuesit, ai kishte marr borxh prej 5000 euro, mirëpo i dyshuari tani kërkon që ti kthej 8000 euro. Është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme