Lajme
Basha e ndërron numrin ’20 të VV-së’: Për 14 vite Serbia ka pranu marrëveshje, ndërsa për 14 muaj Kurti i deyroi t’i refuzojë
Demokracia
23:12 | 08 Nëntor 2022

Share:

Për situatën në veri, i ka ardhur rendi të flasë edhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Deputet Basha përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër”.

“Për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranu dhe ka festu, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

Për 14 vite ka pas marrëveshje që Serbia i ka pranu dhe ka festu, kurse për vetëm 14 muaj Kurti ka arritur të sjellë një marrëveshje që Serbia po e refuzon dhe po e lufton!

Reagimi i Vuçiqit flet mjaftueshëm! Serbia e ka humbur betejën në tokë, tani nga zemërimi po kërcënon me betejë në ajër.

Sigurinë dhe eskalimin në rajon pra e kërcënon vetëm Serbia, por asnjëherë Kosova, sepse ne mbetemi të përkushtuar për paqe, rend dhe siguri në krejt territorin dhe për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie!

Të ngjashme