Lajme
Gorani: Politika e kësaj qeveria janë vetjake, mund të dërgojnë në situatë ku duhet ofruar zgjidhje ‘merre ose lëre’
Demokracia
22:42 | 08 Nëntor 2022

Share:

nalisti Dukagjin Gorani, ka deklaruar në emisionin ‘Pressing’ në T7 se politikat e qeverisë së Kosovës kanë mungesë koordinimi, kësisoj kjo mund të dërgoj në situata të cilat të dëtyrojnë me zgjedh mes dy opsioneve si rezultat i pafuqisë.

“Politika të tilla të cilat është duke i zbatuar qeveria jonë, e po janë politika vetjake, nuk po janë politika të koordinuara. Ato munden me dërgu në një situatë jo vetëm të izolimit por mund me të dërgu në një situatë ku ti nuk do të mundesh me u ballafaqu me pafuqinë tënde. Pastaj ti vjen në situatë ku duhet ty me t’u ofru zgjidhje të cilat gjithmonë e kanë atë jehonën e merre ose lëre.”, tha Gorani.

Sipas tij, askush nuk ka dëshirë që të Kosova të kthehet në pozicionin e të premtes së kaluar.

“Gjithçka që do të bëhet prej sotit, dhe ditëve të ardhshme, do të bëhet që të mund të kthehen në të premten e kaluar. Cdo energji politike, do të hargjohet për me u kthy aty ku kemi qenë të premten e kalume”, tha Gorani.

Të ngjashme