Barcelona ka mbetur me një futbollist më pak në fushën e lojës kundër Osasunës, në takimin e vlefshëm për javën e 14-të në La Liga.
Robert Lewandowski është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 31-të, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi polak u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë. Polaku fillimisht mori karton të verdhë në minutën e 11-të, për t’u përjashtuar 20 minuta më vonë.
Aktualisht në Pamplona po zhvillohet minuta e 32-të dhe rezultati është 1:0 për vendasit./Demokracia.com/
The moment Lewandowski gets the red card 🟥❌ pic.twitter.com/HFjoScKqAA
— SHA3WAZA (@SHA3WAZA_3) November 8, 2022