Lajme
Zelensky: Bota është në prag të ndryshimeve shkatërruese klimatike
Demokracia
17:53 | 08 Nëntor 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e klimës COP27 në Egjipt, tha se bota është në prag të ndryshimeve shkatërruese klimatike.

“Bota është në prag të ndryshimeve shkatërruese që do të ndryshojnë përgjithmonë jetën e zakonshme në të gjitha kontinentet. Kolegët kanë përshkruar se çfarë do të thotë kjo, askush nuk mund të qëndrojë mënjanë. Sa më i varfër të jetë personi, aq më e varfër familja, aq më i varfër vendi – aq më të dhimbshme do të jenë efektet e ndryshimeve klimatike për ta”, tha ai.

“Pse, në vend që të raportohet për atë që është bërë, bëhet i njëjti parashikim dhe apel çdo vit? Do të jem i sinqertë, ka ende shumë që nuk e marrin seriozisht agjendën e klimës. Ka ende shumë për të cilët ndryshimi i klimës është thjesht retorikë… por jo veprim i vërtetë. Ata janë ata që pengojnë qëllimet reale të klimës”, shtoi ai.

Zelenskyy më pas foli për luftën në Ukrainë, për të cilën ai tha se ka sjellë një “krizë energjetike” që i ka detyruar vendet të “rifillojnë prodhimin e energjisë me qymyr në mënyrë që të ulin çmimet e energjisë”.

Ai shtoi se lufta ka shkatërruar pesë milionë hektarë tokë pyjore në Ukrainë.

“Nuk mund të ketë një politikë efektive klimatike pa paqe”.

Të ngjashme