Agjencia për Informim dhe Privatësi (API) ka lëshuar një vendim gjatë ditës së sotme përmes të cilit obligon që brenda një afati shtatë-ditor të ofrojë qasje në një dokument publik për mbulimin e shpenzimeve të banesës së Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar (Londër).
Ambasadori Ilir Kapiti, për të cilin ishte raportuar se paguan nga 4 mijë e 230 euro qira në muaj për një banesë në Londër. Kjo kërkesë i ishte aprovuar sipas raportimeve në mënyrë të kundërligjshme nga Ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla-Schwarz.
Kufiri i lejuar me Udhëzim Administrativ kishte qenë 2 mijë e 400 euro për qira në muaj, ose 1 mijë e 830 euro më i lartë.
Kjo përgjigje ishte dhënë nga vetë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më 30 gusht të këtij viti. Ndërsa kërkesa ishte bërë nga avokatja Nafije Muqaj, që ka përfaqësuar në proces diplomatin Viskont Jakupi.
Demokracia.com kishte raportuar më parë se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar vendimin e KPMSHCK-së për diplomatin Viskont Jakupi dhe e ka urdhëruar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës që ta kthej Jakupin në Misionin Diplomatik në Londër.
Po ashtu, gjykata e ka urdhëruar ministrinë e Gërvallës që t’ia kompensojë Jakupit të gjitha pagat nga data 11.11.2021 deri në përmbushjen definitive.
LEXO EDHE:
Ndërsa ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ishte dënuar nga Agjencia për Informim dhe Privatësi me 13 mijë euro për shkak të mos-ofrimit të qasjes në një dokument publik që do të zbulonte shpenzimet e Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut./Demokracia.com/
LEXO EDHE:
Ruajtja e sekreteve të Zotriut të Parë dëmton buxhetin, MPJD-ja paguan gjobën prej 13 mijë eurosh