Lajme
Visar Ymeri tregon se cilat janë opsionet për certifikimin e listave të VV-së, AAK-së dhe Nismës
Demokracia
13:46 | 23 Janar 2021

Share:

Ish-deputeti dhe analisti politik, Visar Ymeri ka thënë se Gjykata Supreme mund të urdhërojë certifikimin e kandidatëve që nuk kanë pasur probleme me ligjin, edhe për listat e tri partive që nuk u certifikuan, LVV, AAK dhe Nisma.

Ymeri në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Supreme mund të vendosë për certifikimin e kandidatëve të këtyre partive, të cilët nuk kanë pasur vepra penale, raporton Demokracia.com

Kjo sipas tij, bëhet duke i lënë jashtë listës kandidatet që kanë pasur dënime.

“Gjykata Supreme mund të thotë se duke u bazuar edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese këta persona nga këto lista nuk mund të certifikohen ndërsa pjesa tjetër e listës është në rregull dhe certifikohet me apo pa zëvendësim”, ka thënë ai.

Kjo deklaratë e Ymerit vjen pasi në mbledhjen e djeshme të KQZ-së u votua që listat e VV-së, AAK-së dhe Nismës të mos certifikohen për shkak se nuk i zëvendësuan kandidatët që kishin vepra penale të konfirmuara në tre vitet e fundit.

Ndërkaq, lista e LDK-së dhe ajo e PDK-së janë certifikuar, parti këto që bënë zëvendësimin e kandidatëve./Demokracia.com

Të ngjashme