Sport
Në ndeshje vendimtare ku vlen titulli, gjyqtarët dhe VAR-i dështojnë totalisht – Goli i Berishës u pranua, derisa i Benzemas në finale u anulua për të njëjtin rast
Demokracia
18:05 | 06 Nëntor 2022

Share:

Drita dhe Ballkani kanë luajtur baras 2-2 në kryendeshjen e javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ka qenë një ndeshje fantastike nga të dyja skuadrat, por si gjithmonë që në fund të saj shihen gabimet nga akterët kryesorë, gjyqtarët në fushë dhe ata në VAR.

Besnik Krasniqi kaloi vendasit në epërsi, derisa për mysafirët barazoi gjithçka Albin Berisha në minutën e 23-të.

Por goli i Albin Berishës ka mundur lehtësisht të anulohet nëse do të rishikohej nga VAR-i.

Momentin që topi u pasua nga Thaqi për te Berisha, sulmuesi i Ballkanit ishte më afër portës se sa portieri Maloku dhe goli duhej të anulohej me rregulla të reja.

Për tu pranuar goli atëherë dy futbollistë duhet të jenë në vi me Berishën, pasi njëri (në këtë rast Vitija) është duke zëvendësuar portierin Maloku.

Por përkundër që gola të ngjashëm janë anuluar në gjithë Evropën, kjo gjë nuk i bëri përshtypje gjyqtarëve të ndeshjes dhe VAR-it për të anuluar një gol që në fund të sezonit mund të jetë deçiziv për trofeun e kampionit.

Rasti më i frikshëm është në finalen e Ligës së Kampionëve, kur goli iu anulua Karim Benzemas ndaj Liverpoolit.

Francezi ishte para portierit Alisson Becker dhe pas rishikimit në VAR goli i tij u anulua.

Gjithsesi ndeshja ka përfunduar me rezultatin baras në Gjilan 2-2, por edhe njëherë gjyqtarët dalin në skenë dhe prishin një derbi duke mos i ditur rregullat.

Dardan Çaka ka qenë gjyqtari kryesor në këtë takim me ndihmësit Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri. Në var ka qenë Ilir Mehmeti derisa në AVAR, Meriton Berisha. /GazetaOlle/

Të ngjashme