Lajme
Haradinaj-Kurtit: Mos vazhdo me demagogji por pranoje kërkesën e Amerikës – nuk je i interesuar për sigurinë e vendit 
Demokracia
17:01 | 06 Nëntor 2022

Share:

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova dhe aleatët e saj i dinë qëllimet e Serbisë dhe satelitëve të saj, por që SHBA kërkoi që të pezullohet vendimi për targat deri në Marrëveshjen Finale dhe se kjo kërkesë garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit.

Përmes profilit të tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se ata që dalin jashtë kësaj kërkese, nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit, derisa ka shtuar se Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Haradinaj ka shtuar se Kurti duhet ta pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por;
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;

Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Të ngjashme
Lajme • 23 Prill 2025
Lajme • 23 Prill 2025