Derbi i javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.
Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton Demokracia.com.
Kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë pas ndeshjes se futbollistët e tij ishin më lart se ata të Ballkanit gjatë lojës, megjithatë sipas tij, atyre u mungoi fati t’i arkëtonin pikët e plota.
“Jam i kënaqur me futbollistët të cilët bënë maksimumin. Ishim dy herë në avantash. Kishim mundësi ta mbyllnim ndeshjen, ku patëm dy raste për ta bërë 3:1. Kur nuk shënon, mbetet ai ligji që pastaj vjen ndëshkimi. I përgëzoi lojtarët për luftën që treguan. Ishim më lart se Ballkani, por na mungoi fati për ta fituar ndeshjen”, ka thënë Nuhiu për Art Sport.
Drita mbetet në vendin e parë me 31 pikë. Ballkani është i dyti me 27 pikë, por me tri ndeshje më pak të luajtura./Demokracia.com/