Lajme
Drejtori i shkarkuar i policisë në veri Nenad Gjuriq i drejtohet turmës
Demokracia
13:08 | 06 Nëntor 2022

Share:

Në protestën e serbëve në Mitrovicën e Veriut protestuesve po ju drejtohet Nenad Gjuriq.

Protesta ka filluar me intonimin e himnit serb para pak minutash.

Kjo protest po vjen pasi dje pasdite Lista Serbe ka njoftuar për tërheqjen nga institucionet e Kosovës për shkak të suspendimit të komandantit të policisë rajonale në veri nga Qeveria e Kosovës.

Në këtë protestë serbët pritet t’i paraqesin tri kërkesa të tyre, që janë pezullimi i vendimit për targat, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe si dhe caktimin e një komandanti serb të policisë rajonale në veri. / Gazeta10

Të ngjashme