Kanë filluar përgatitjet e qytetarëve serbë për protestën e paralajmëruar në sheshin “Car Lazar” të Mitrovicës Veriore.
Kjo po ndodh pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, Nenad Gjuriq.
Pjesë e kësaj proteste është edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/11/314574035_622906739567339_6701600852895054113_n-1.jpg)
Todosijeviq është parë në rrugët e sheshit “Car Llazari”, rreth 3 javë pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Ai akuzohet për nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik, pasi e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.