Lajme
Refuzimi i Kurtit këtë mëngjes ndaj SHBA-ve për shtyrjen e afatit, dyshohet se nxiti veprimin e serbëve në veri
Demokracia
15:27 | 05 Nëntor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka refuzuar edhe njëherë kërkesën e miqve ndërkombëtarë të Kosovës për ta shtyrë afatin e konvertimit të targave në RKS.

Gazeta 10 merr vesh nga burime të besueshme ndërkombëtare se një “delegacion i vendeve të QUINT-it i përbërë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanë qëndruar nga mëngjesi i ditës së sotme në zyrën e Kurtit me një kërkesë të thjeshtë”.

Sipas këtyre burimeve, kërkesa kishte të bënte me shtyrjen e afatit të konvertimit të tabelave veturave të serbëve për dhjetë (10) muaj në mënyrë që të shmangej bojkoti i serbëve ndaj institucioneve të Kosovës.

Duket që refuzimi i Kurtit ndaj kërkesës amerikane dhe miqve tjerë, ka nxitë serbët drejt vendimit për tu larguar nga institucionet duke provokuar kështu një përshkallëzim të situatës në veri të vendit.

Të ngjashme