Lajme
Vuçiq e heqë përfundimisht maskën, e takon njeriun e Putinit në kohën e nxitjes së tensioneve në veri
Demokracia
14:42 | 05 Nëntor 2022

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka takuar sot ambasadorin rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko. Sipas mediave serbe, Vuçiq ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Kosovë të shkaktuar, siç thotë ai, nga lëvizjet e njëanshme të Prishtinës, si dhe mosrespektimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Vuçiq e njoftoi ambasadorin Harçenko për situatën e sigurisë në Kosovë dhe presionet me të cilat ballafaqohen serbët dhe Serbia dhe përsëriti mirënjohjen për qëndrimin parimor të Rusisë dhe mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë”, njoftoi shërbimi për shtyp i Presidentit serb, transmeton Demokracia.com.

Gjatë takimit, Vuçiq theksoi se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme paqeje dhe stabiliteti dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani.

Dhe kur e gjithë bota po vendos sanksione ndaj Rusisë dhe po kërkon që edhe Serbia t’i vendos sanksione Rusisë, Vuçiq konsultohet me njeriun e Putinit për zhvillimet në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme