Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kritikuar prokurorin Afrim Shefkiu, i cili është duke e hetuar rastin e vdekjes së aktivistit të LV-së, Astrit Dehari.
Në 6-vjetorin e vdekjes së Deharit, ajo ka kërkuar ndërrimin e prokurorit për këtë rast.
Sipas saj, prokurori i rasti nuk përgjigjet në kërkesat e familjes dhe avokatit.
“Ka një neglizhencë të theksuar nga ana e prokurorit special. Ai nuk flet për rastin, nuk flet për veprimet që i ka ndërmarrë dhe thjesht e injoron çdo kërkesë që e ka familja apo edhe avokati mbrojtës. Thërras që në qoftë se ka neglizhencë të kësaj lënde të ndërrohet prokurori i rastit ose të formohet një ekip prokurorësh për zbardhjen sa më të shpejt të rastit”, ka deklaruar Haxhiu, pas ka bërë homazhe tek varri i Astrit Deharit.
Ajo ka thënë se deri me tani është dashur të ketë drejti për këtë rast.
Në 6-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, homazhe te varri i tij ka bërë edhe kryeministri i Albin Kurti.
Ai Deharin e ka quajtur aktivist e patriot shembullor.
“Janë mbushur 6 vjet, pa aktivistin, studentin, patriotin shëmbullor, Astrit Dehari. Lëvizja Vetëvendosje e ka në zemër, ashtu siq Astriti, Lëvizjen Vetëvendosje e kishte gjithmonë në zemër”. ka thënë Kurti.