Sport
Formacionet zyrtare: Juventus – Napoli, Gattuso merr vendim për Rrahmanin e Hysajn
Demokracia
17:49 | 07 Prill 2021

Share:

Janë publikuar formacionet zyrtare të takimit ndërmjet Juventusit dhe Napolit.

Kjo përballje ishte paraparë për t’u zhvilluar në xhiron e tretë, mirëpo ishte shtyrë si pasojë e rasteve me koronavirus.

Trajneri i napoletanëve, Gennaro Gattuso ka vendosur të startoj në fazën e mbrojtjes me Amir Rrahmanin e Elseid Hysajn.

“Zonja e Vjetër” aktualisht zë vendin e katërt në tabelë me 56 pikë. Napoli është një vend më poshtë me pikë të njëjta.

Napoli e ka fituar ndeshjen e fundit kundër Juventusit me shifrat minimale 1:0, shkruan Demokracia.com

Ballafaqimi ndërmjet Juventusit dhe Napolit fillon nga ora 18:45.

Formacionet zyrtare:

Juventus: Buffon; Danilo, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.

Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Hysaj; Fabian Ruiz, Demme, Zielinski; Lozano, Mertens, Insigne. /Demokracia.com

Të ngjashme