Sport
Dukagjini me hap të madh drejt finales, Dallku: Jemi të kënaqur me fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar
Demokracia
17:28 | 07 Prill 2021

Share:

Dukagjini i Klinës ka bërë hap gjigant në rrugën drejt finales së madhe të Kupës së Kosovës.

“Hithat” kanë shënuar fitore në ndeshjen e parë si mysafir i Istogut 1:2 në stadiumin “Demush Mavraj”.

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është shprehur i kënaqur me fitoren, por sipas tij asgjë nuk ka përfunduar.

“Në radhë të parë dua që t’i përgëzoj të dy ekipet për luftën e treguar në këto kushte tejet të rëndësishme për lojë. Jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi që kemi edhe një ndeshje të radhës për të arritur në finale. Tash do të futem në dhomat e zhveshjes dhe do t’ua bëj e dije këtë gjë futbollistëve”, deklaroi Dallku për “Art Sport”.

Ish-trajneri i Prishtinës nuk ka preferuar të zgjedh rivalin për finale në rast se kualifikohet.

“E kam thënë edhe para ndeshjes që nuk nuk preferoj ndonjë skuadër, pasi që duhet së pari ne ta kryejmë punën tonë, pastaj të mendojmë për kundërshtarët”, përfundoi Dallku.

Ndryshe, ndeshja e radhës në Klinë do të zhvillohet më 21 prill. /Demokracia.com

Të ngjashme