Kanë përfunduar dy takimet e para të fazës gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.
Llapi është shumë afër finales së Kupës pasi në ndeshjen e parë fitoi 2:3 ndaj Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com.
Ahmed Januzi hapi llogarinë pas vetëm gjashtë minutave lojë, për ta dyfishuar i njëjti lojtarë në minutën e 57-të.
Kushtrim Shabani realizoi golin e “nokautit” pas vetëm gjashtë minutave. Prishtina arriti të shënonte golin e parë përmes Prapashticës në të 65-tën minutë.
Derisa në minutën e parë shtesë, Pefqeli e ngushtoi epërsinë e Llapit në 2:3.
Ndeshja e radhës do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me 21 prill.
Në ballafaqimin tjetër të zhvilluar në “Demush Mavraj”, Dukagjini ka marrë fitore të madhe në takimin e parë me shifrat 1:2.
Merlaku kaloi i pari “Hithat” në avantazh në minutën e 28-të, ndërkaq vendasit barazuan 15 minuta parafundit me Mazrekajn.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën që përmes Basriut të rikthenin avantazhin vetëm dy minuta më vonë.
Ndeshja e dytë në Klinë do të vendos përfundimisht cila skuadër do të kalojë në finale të Kupës për këtë edicion. /Demokracia.com