Fotografitë e infermieres që ushtoi dhunë fizike ndaj të moshuarës janë vendosur në parkun e qytetit të Gjakovës ku për pak pritet të nis edhe protesta.
Fotografia e Aurona Pelaj poshtë saj mbante mbishkrimin ‘dënim maksimal’, dhe kërkohej mbyllja e shtëpisë së pleqve “Orenda” në Pejë. Protestuesit po ashtu përmes këtyre mbishkrimeve po kërkojnë edhe kontrolle më të rrepta në qendra të tilla.
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta ka reaguar ndaj disa posterë që janë ngjitur nëpër hapësira publike e në të cilat shihet fotografia e Aurona Pelajt, vajza nga Peja që po mbahet në arrest për shkak të një sulmi fizik ndaj një të moshuare në Pejë.
Ajo ka thënë se e kupton zemërimin, megjithatë shton se thirrja për drejtësi nuk mund të tingëllojë në një formë të tillë.
Gjithashtu, ajo thotë se s’pajtohet me një mënyrë të tillë të reagimit të publikut të cilin e quan “persekutim”.
Postimi i plotë: