Sport
E çuditshme: Njihuni me 11-vjeçarin që luan futboll me të rritur në Liberi
Demokracia
16:34 | 07 Prill 2021

Share:

Një 11-vjeçar ka qenë duke luajtur futboll me mosha të larta në Liberi.

Eric Marshall luan për FC Gar’ou në divizionin e katërt të vendit afrikan dhe është bërë viral kohët e fundit pasi ka luajtur me lojtarë me moshë shumë më të lartë se ai, përcjell Demokracia.com.

Nuk dihet nëse është e ligjshme që Marshall të luajë futboll në moshën e tij në këtë kategori, por ai në disa pamje të publikuara shihet se ka aftësi të mira.

Ai po e kërkonte topin për gjatë gjithë kohës dhe tregoi disa prekje të bukura me top në fushë.

Sidoqoftë, klubi i tij u detyrua të lëshonte një deklaratë pasi njerëzit shprehën shqetësime për sigurinë e të riut.

Klubi ka thënë se Marshall është vendosur të bëhet lojtari më i ri në ligë, por ata shpresojnë që ai të tërhiqet në akademi për t’u zhvilluar edhe më shumë.

Lojtari që mban rekordin për të qenë më i riu që ka një lojë profesionale është boliviani Mauricio Baldivieso.

Të ngjashme