Sport
Ylli i Evertonit tallet me Liverpoolin pas humbjes nga Real Madridi, publikon fotografi me Viniciusin
Demokracia
16:15 | 07 Prill 2021

Share:

Sulmuesi i Evertonit, Richarlison është tallur me klubin rival të qytetit, Liverpoolin pasi ata u mposhtën 3:1 nga Real Madridi në ndeshjen e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Vinicius ishte protagonisti kryesor i “mbretërve” në atë fitore duke regjistruar dy gola, teksa një tjetër e realizoi Asensio, përcjell Demokracia.com.

Richarlison pas kësaj ndeshje publikoi fotografi me sulmuesin brazilian të Real Madridit, Vinicius Jr. në Instagram.

“Të Kuqtë” vinin pas një fitore 0:3 kundër Arsenalit në elitë, derisa tani i pret punë e madhe ta përmbysin Real Madridin në “Anfield”. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme