Sport
Kosova bie dukshëm në renditjen e FIFA-s, pas dy humbjeve në muajin mars
Demokracia
16:01 | 07 Prill 2021

Share:

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar rënie të dukshme në renditjen e publikuar nga shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA.

“Dardanët” tashmë zënë vendin e 120-të në renditjen e publikuar të mërkurën, shkruan Demokracia.com.

Para ndeshjeve të muajit mars, Kosova renditej në vendin e 117-të, mirëpo pas dy humbjeve kundër Suedisë (0:3) dhe Spanjës (3:1), ekipi kombëtar ra për tri vendi në renditje, derisa fitorja në një ndeshje miqësore kundër Lituanisë nuk ndikoi për rritjen e numrit të pikëve.

Kosova tani ka 1151.78 pikë në vendin e 120-të, afër me Taxhikistanin një vend më poshtë dhe pesë pikë larg Libisë në pozitën e 119-të.

Kombëtarja e drejtuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes ndeshjet e radhës për Kampionatin Botëror do t’i zhvillojë në muajin shtator. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme