Sport
ZYRTARE: Manchester City firmos me yllin e saj deri në vitin 2025
Demokracia
15:39 | 07 Prill 2021

Share:

Manchester City ka “blinduar” yllin e saj të mesfushës, belgun Kevin De Bruyne edhe për katër vite.

Me kontratën e re, Kevin De Bruyne do të mbetet në “Etihad Stadium” deri në vitin 2025, shkruan Demokracia.com.

Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushori nga Belgjika është shprehur i lumtur, teksa ka thënë se ndjehet sikur në shtëpi.

“Nuk mund të isha më i lumtur. Që kur iu bashkova Cityt në 2015, jam ndjerë si në shtëpi. I dua tifozët”, ishin fjalët e para të De Bruyne.

De Bruyne me “Qytetarët” ka fituar dy tituj në Premierligë, një FA Cup dhe katër herë Kupën e Ligës, derisa në vitin 2020 është shpallur lojtari i vitit në elitën e futbollit anglez. /Demokracia.com

Të ngjashme