Sport
“Dardanët”: Kosova zgjedhje e zemrës, jo e zorit
Demokracia
15:09 | 07 Prill 2021

Share:

Tifogrupi i Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”, përmes faqes zyrtare kanë pasur një porosi për lojtarët që kanë dyshime të luajnë për Kosovën.

Sipas “Dardanëve”, Kosova duhet të zgjedhet me zemër dhe jo nga “zori”, përcjell Demokracia.com.

“Kosova, zgjedhje e zemrës, jo e zorit! Në vazhdën e disa përpjekjeve që disa persona po bëjnë për ta deformuar realitetin që njihet publikisht, ne si tifozëri “Dardanët” reagojmë kundër orvatjeve të tilla. Askujt nuk ia imponojmë ta zgjedhë Kosovën, por i ftojmë që të mos keqpërdorin me emrin e kombëtares për kalkulime të tyre të ngushta”, ka shkruar kryetari i “Dardanëve” Lul Berisha në Facebook, e më pak është shpërndarë nga faqja zyrtare e tifogrupit.

Viteve të fundit, Kosova është duke i pritur disa yje, por ata s’kanë vendosur ende pasi janë në pritje të Kombëtareve tjera, ndërkohë që Kosovën e kanë lënë pezull dhe po ashtu në pritje. /Demokracia.com

Të ngjashme