Sport
Katër golat në “Fadil Vokrri” nuk nxjerrin fitues në ndeshjen e mbetur mes Prishtinës dhe Trepçës ‘89
Demokracia
19:53 | 02 Nëntor 2022

Share:

Prishtina dhe Trepça ’89 kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2 në ndeshjen e mbetur të javës së nëntë të zhvilluar të mërkurën mbrëma (sonte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, raporton Demokracia.com.

Shifrat u zhbllokuan vetëm pas katër minutave lojë kur mesfushori Genc Hamiti shënoi nga afërsia për t’ia dhënë avantazhin “bardhekaltërve”.

21 minuta më vonë në skenë doli topgolashënuesi i mitrovicasve Christian Mba që barazoi shifrat.

Mba nuk u ndal me kaq. Ai përmbysi rezultatin në minutën e 47-të për epërsinë e 89-shit.

Megjithatë, 14 minuta para fundit, Muhamed Useni barazoi rezultatin për Prishtinën.

Në vazhdim, dy skuadrat tentuan golin e fitores, por nuk e arritën dhe kësisoj u pajtuan me nga një pikë.

Prishtina ka 22 pikë në vendin e tretë. 89-shi me 12 pikë zë vendin e tetë./Demokracia.com/

Të ngjashme