Sport
Për disa orë pastrohet nga bora, “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen Prishtina – Llapi
Demokracia
14:06 | 07 Prill 2021

Share:

Stadiumi “Fadil Vokrri” është gati për ndeshjen e madhe që zhvillohet sot ndërmjet Prishtinës e Llapit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Bora e madhe që ra sot e kishte mbylluar në tersi fushën, por pas një punë të madhe aty është larguar bora dhe tash fusha duket gati për ndeshje.

Benet Rezniqi, drejtori i stadiumit “Fadil Vokrri” ka publikuar pamje nga stadiumi, ku shihet se bora është larguar në tërësi.

Ndryshe, ndeshja Prishtina – Llapi luhet për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës./Demokracia.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1386279015043383&id=100009838935118

 

Të ngjashme