Lajme
Kryetari i Pejës deklarohet për rastin ku u sulmua fizikisht një e moshuar nga dy infermiere
Demokracia
16:14 | 02 Nëntor 2022

Share:

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar ashpër ndaj rastit ku në një shtëpi të pleqve në këtë komunë e moshuara sulmohet fizikisht nga dy infermiere.

Përmes Facebookut, ai bëri të ditur se Komuna e Pejës nuk menaxhon me asnjë institucion i cili ofron këso shërbimesh.

Madje, ai ka ftuar Inspektoratin e Shëndetësisë dhe organet e rendit që ta trajtojnë këtë rast.

Ndërkaq, lidhur me rastin Policia e Kosovës ka njoftuar se dy të dyshuarat janë ndalur për 48 orë në ndalim policor.

Të ngjashme