Lajme
VIDEO| Qytetarit serb që pretendonte se ishte agjent i AKI-së i digjet vetura në veri
Demokracia
13:01 | 02 Nëntor 2022

Share:

Qytetarit serb Bojan Bozoviç, i cili pretendonte se në të kaluarën ishte agjent i AKI-së, mbrëmë i është djegur vetura me targa RKS. 

Bozoviç ka treguar se vetura e tij nuk është riregjistruar tash pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, por është regjistruar që 16 vjet.

“Fatkeqësisht, një lajm i keq. Sonte i mbijetuam terrorit. Frikacakët ma kanë vënë zjarrin makinës në oborr përballë shtëpisë në orën 3 të natës së kaluar. Falënderojmë zjarrfikësit që u përgjigjën me shpejtësi dhe parandaluan djegien e shtëpisë. Dua të them se vetura nuk është riregjistruar dhe ka 16 vite regjistrim në RKS.”, ka shkruar ai, përcjell Demokracia.com.

Ai i ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur.

“Faleminderit ambasadorit amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier për dënimin e këtij akti çnjerëzor dhe shpresoj që institucionet kompetente të dalin me emrat e autorëve. Faleminderit edhe të gjithë njerëzve të mirë që janë me mua dhe familjen time në këto momente të vështira.”, ka shkruar ai në Facebook. /Demokracia.com/

Të ngjashme