Kombëtarja e Kosovës në futboll U17, do t’i luajë dy ndeshje miqësore kundër Bullgarisë U17 në Sofje.
Tashmë përzgjedhësi, Arsim Abazi, ka publikuar listën e futbollistëve për këto dy ndeshje. Këto dy ndeshje do të luhen me 14 dhe 16 prill, derisa lista e futbollistëve është bazuar kryesisht me lojtarë nga klubet vendore.
Është interesant të theksohet që nipi i Adem Jasharit, Igballi është ftuar për herë të parë te Kosova U17. Ai cilësohet si një talent i madh me shpresë se do të mund ta dëshmojë vetën edhe në ekipin e Kosovës. /Demokracia.com