Serie A vjen sot me dy ndeshje interesante, por që duket kanë mbetur nën hijen e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve që gjithashtu zhvillohen sonte.
Juventusi i Andrea Pirlos luan pasditen e sotme një pjesë të mirë të fateve të këtij sezoni. Bardhezinjtë presin në “Allianz Stadium” Napolin, në një ndeshje ku të dyja skuadrat do të kërkojnë maksimumin pasi në lojë janë objektivat e tyre sezonalë.
12 pikë diferencë me Interin në 10 ndeshje të mbetura janë shumë për Juven që nëse kërkon të ruajë ndonjë shpresë të vogël për të fituar titullin e 10-të rresht duhet të mposhtë sot Napolin dhe të shpresojë te ndonjë hap fals i Interit ndaj Sassuolos në ndeshjen tjetër të prapambetur të Serie A, që do të zhvillohet sot në orën 18:45 në San Siro.
Interi ndërkohë pa Brozovic dhe Bastonin të skualifikuar por edhe Perisic të dëmtuar do të kërkojë fitoren e 10-të radhazi ndaj Sassuolos në San Siro një kundërshtari që gjithashtu ka mungesa. Sassuolo në shumë raste ka rezultuar një mace e zezë për zikaltrit por Lukaku me shokë, sot synojnë ta thellojnë në +11 pikë distancën nga Milani i vendit të 2-të dhe për më tepër synojnë fitoren e 10-të rresht në kampionat.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 18:45. /Demokracia.com