Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e maskës së paraburgimit për të dyshuarit Xh. B. 54 vjeç dhe A. B. 19 vjeç, për vrasjen e të miturit dhe plagosjen e një personi tjetër në fshatin Gradicë të Drenasit.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e ka konfirmuar për Demokracia.com se dy të dyshuarit janë dorëzuar në polici.
Ndërsa lidhur me caktimin e masës së paraburgimit nga Prokuroria, për Demokracia.com ka folur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
“Prokurori i rastit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve, në drejtim të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar te armeve”, ka thënë Ulaj.
Më tej, Ulaj ka treguar se kërkesa është dorëzuar gjatë paradites.
Kujtojmë se personi i plagosur është duke u trajtuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i mituri do të varroset gjatë ditës së sotme në fshatin Gradicë të Drenasit./Demokracia.com/