Sport
Prishtina super-skuadër, sot po e kërkon finalen e 10-të të pasluftës në Kupën e Kosovës
Demokracia
11:53 | 07 Prill 2021

Share:

Prishtina dhe Llapi takohen sot në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Republikës së Kosovës e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

Skuadra e  Zekirija Ramadanit po kalon formë të mirë në kampionat, derisa tash po e kërkon edhe finalen e 10-të pas luftës në Kupën e Kosovës.

Padyshim këto edhe i bëjnë bardhekaltërit si skuadrën më të suksesshme të pasluftës ani pse ajo ka 7 vite që nuk është shpallur kampion.

Të kujtojmë se Prishtina që pas pranimit në UEFA e FIFA vazhdimisht ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare dhe kjo është një arsye e fuqishme të besohet se edhe sivjet do ta bëjë të njëjtën gjë edhe pse duhet pranuar që në gjysmëfinale do të ketë shumë punë ku ndeshet me Llapin.

Ndeshja e parë gjysmëfinale Prishtina – Llapi luhet ën stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 15:00.

Prishtina aktualisht është pronare e Kupës pasi edicionin e kaluar në finale e mposhti Ballkanin e Suharekës. /Demokracia.com

Të ngjashme