ShowBiz
Jimmy Fallon i përgjigjet reagimeve të ashpra pas vallëzimit me Addison Rae
Demokracia
10:53 | 07 Prill 2021

Share:

Jimmy Fallon ka adresuar polemikat rreth shfaqjes së fundit në “The Tonight Show” ku kërceu me yllin e TikTok-ut Addison Rae.

Shfaqja mori shumë kritika, pasi ata nuk vlerësuan krijuesit e vallëzimeve që interpretuan në shfaqje, ku shumica nga krijuesit janë me ngjyrë, shkruan Demokracia.com.

“Në shfaqjen tonë të fundit, ne kërcyem pak me Addison Rae ku ajo më mësoi tetë kërcime virale në TikTok”, tha Fallon.

“Tani, ne e pranojmë që krijuesit e atyre vallëzimeve meritojnë të kenë vëmendjen e tyre. Pra, tani, disa nga krijuesit do të bashkohen me mua për të folur rreth mënyrës se si vallëzimi i tyre u bë viral dhe pastaj të performojnë vetë vallëzimin”.

Fallon foli me valltarët Mya Nicole Johnson dhe Chris Cotter, të cilët krijuan “Up”, Dorien Scott të hitit “Corvette Corvette”, Fur-Quan Powell dhe Camyra Franklin të “Laffy Taffy”, Adam Snyder, Nate Nale dhe Greg Dahl të “Blinding Lights”, dhe Keara Wilson e cila krijoi koreografinë ” Savage “.

Addison Rae gjithashtu tregoi në Instagram se ishte shumë e lumtur që krijuesit do të interpretojnë kërcimet e tyre.

“Shumë e lumtur që këta krijues do të dalin në pah”, shkroi ajo. “Shpresoj që të gjithë të vallëzojmë së shpejti. Dhurojini atyre dashuri!”. /Demokracia.com/

Të ngjashme