Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, po kalon formë të jashtëzakonshme dhe kjo ka barë që ai të admirohet nga të gjithë, transmeton Demokracia.com.
Shpesh shohim, tifozët, mbajtësit e topave e lojtarët duke kërkuar fanella e autografe nga yjet, por nuk ndodh shpesh që një gjë e tillë të ndodh edhe më gjyqtar.
Një moment tepër special u regjistrua mbrëmjen e djeshme, në fundit e sfidës Manchester City – Dortmund, teksa gjyqtari anësor, nuk nguroi t’i kërkonte një autograf Haalandit, i cili po u drejtohej dhomave të zhveshjes.
Pavarësisht inatit që lojtarët e Dortmundit kishin me arbitrin kryesor Ovidiu Hategan, i cili anuloi golin e Bellingam, Haaland ruajti profesionalizmin dhe e dhuroi me kënaqësi këtë autograf.
Ky gjest i rrallë, ka bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale, ku komentet kanë qenë tepër pozitive për sulmuesin e skuadrës gjermane. /Demokracia.com