Sport
Champions League: Në “Allianz Arena” sonte zbresin shumë yjet
Demokracia
09:20 | 07 Prill 2021

Share:

Kompeticioni më i madh për klube në Europë apo siç njihet Liga e Kampionëve, do të sjellë sonte dy ndeshje mjaftë joshëse në kuadër të çerekfinales.

Padyshim vëmendja do të jetë në Gjermani aty ku ndeshën Bayern Munich – PSG, dy skuadra këto me shumë yje në përbërje.

Mbappe e Neymar do të mundohen ta ndalin makinerinë e quajtur “Bayert Munich” e cila nuk fokusohet të një lojtar por të grupi i cili duket i pandalshëm, ashtu siç ishte edicionin e kaluar kur e fitoi Champions Leaguen, madje në finale e mposhti pikërisht PSG-n.

Se çfarë do të ndodhë sonte, apo ndoshta PSG do ta ketë fatin e Barcelonës kur u turpërua me rezultat 8:2, mbetet të shihet por një është e sigurt, ndeshja do të jetë spektakolare dhe me plot emocione.

Takimi tjetër  luhet në Portugali ku ndeshën Porto e Chelsea. Porto duket gati për një tjetër hap të madh pas atij që e bëri ndaj Juventusit xhiron e kaluar, derisa Chelsea e Thomas Tuchel nëse nuk ka shanse për titull në Premier League sot do të mundohet ato t’i shfrytëzojë në Ligën e Kampionëve.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 21:00. /Demokracia.com

Të ngjashme