Sport
Kupa e Kosovës: Në Prishtinë e Istog sot luftohet për finalen e madhe
Demokracia
09:03 | 07 Prill 2021

Share:

Kupa e Kosovës sot sjell dy ndeshje mjaftë interesante në kuadër të gjysmëfinales.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet ballafaqohen rivalët e vjetër Prishtina e Llapi. Të dyja skuadrat kanë për synim Europën, andaj trofeu i Kupës është mundësia më e mirë dhe këtë gjë do ta kërkojnë maksimalisht, shkruan Demokracia.com.

Të kujtojmë se Prishtina përveç Kupës është edhe në luftë për titull, derisa Llapi përveç Kupës është n ë luftë për mbijetesë dhe mbetet të shihet se cila do të ngadhënjej.

Sfida tjetër është ajo ndërmjet Istogut e Dukagjinit, dy skuadra këto që bëjnë gara në Ligën e Parë. Rivaliteti edhe këtu është i madh andaj me të drejtë pritet të zhvillohet një luftë e madhe për ta arritur finalen që do të ishte historike për të dyja skuadrat.

Të kujtojmë se në gjysmëfinale zhvillohen dy ndeshje vajtje – ardhje dhe nisin nga ora 15:00.

Orari:

15:00 Prishtina – Llapi

15:00 Istogu – Dukagjini. /Demokracia.com

Të ngjashme