Koalicioni i Organizatave Joqeveritare “Demokracia në veprim”, ka angazhuar 600 vëzhgues për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përfaqësuesi i DNV-së, Ismet Kryeziu ka konfirmuar se do t’ë mbulohet 1/4 e vendvotimeve në nivel vendi, raporton Demokracia.com
Kryeziu mes tjerash u ka bërë thirrje partive që t’i respektojnë masat anti-Covid.
Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare në Kosovë pritet që të mbahen më datë 14 shkurt./Demokracia.com