Gjatë dy ditëve në vijim do të kemi mot me shi dhe borë në vendin tonë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se e mërkura do të karakterizohet me mot të vranët dhe reshje shiu e bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë celsius.
E enjta parashihet të jetë me vranësira dhe me diell.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius.
Të enjten parashihet të mbajë mot me vranësira të shpërndara dhe me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-11 m/s./Demokracia/