Janë mbyllur dy takimet e para çerekfinale të mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.
Real Madridi ka shënuar fitore 3:1 në kryendeshje kundër Liverpoolit në stadiumin “Alfredo di Stefano” në kryeqytetin spanjollë, Madrid, shkruan Demokracia.com.
Padyshim lojtari më i vlerësuar në këtë përballje ishte Vinicius Jr. që mori notën 8.7 nga sajti “Whoscored.com”.
Asensio dhe Casemiro ishin të vlerësuar lartë gjithashtu (7.6).
Te Liverpooli u vlerësua më së shumti Salah (7.3), ndërsa Xherdan Shaqiri që u inkuadrua në nëntë minutat e fundit mori notën 6.1.
Talenti brazilian, Vinicius Jr. hapi sfidën pas 27 minutave, për të dyfishuar më pak Asensio nëntë minuta më vonë.
Liverpooli u zgjua nga gjumi në minutën e 51-të kur Salah ngushtoi shifrat në 2:1, mirëpo kjo ishte e tëra nga ta.
Braziliani shënoi golin e “nokautit” në minutën e 65-të për epilogun përfundimtar 3:1. /Demokracia.com