Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën një segment i rrugës “Hollger Petersen” afër EULEX-it do të shndërrohet në korsi.
Në njoftimin e komunës thuhet se kjo korsi do të shërbejë vetëm për veturat që do të kthehen për Rrugën B.
Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës:
Njoftim 🏁❕
Për shkak të punimeve në një segment të Rrugës “Hollger Petersen“ afër EULEX-it, sipas skicës, kërkohet që të mos parkohen veturat nga dita e hënë, dt.31.10.2022. Ky parkim i veturave do të shndërrohet në korsi të rrugës, ku veturat që do të kthehen për Rrugën B, do ta kenë korsinë e veçantë. Rruga do të trajtohet në tërësi dhe do të rregullohet një parking tjetër për vetura afër saj.
Vazhdojmë hapërimin prej projektit në projekt!
DIKMK
#kryeqyteti
#prishtinapraktike💙