Riza Murati nga drejtoria për hetimin dhe trafikimit me njerëz ka thënë se në vendin tonë janë rreth 60 fëmijë të cilët kërkojnë lëmoshë.
I ftuar në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se kjo drejtori është duke e zhvilluar një fushatë në mënyrë që këta fëmijë të trajtohen me dinjitet.
“Policia ka bërë një analizë të situatës në përgjithësi se kush janë grupet e cenueshme që mund të jenë cak i trafikimit dhe jo vetë”.
“Duke parë analizën e situatës, kërkohet një bashkërendim i secilit. Numri i madh i fëmijëve që sillen rrugëve është 60”.
“Në kemi bërë një fushatë që fëmijët të trajtohen me dinjitet dhe në asnjë mënyrë të mos iu jepen para”.