Një flamur i harruar dhe në gjendje jo të mirë, i pret qytetarët që punojnë e veprojnë në hyrje të Konsullatës të Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Shtutgart.
Gjendja e flamurit të Kosovës nuk i ka rënë në sy askujt prej stafit të konsullatës në Shtugart, që atje janë për ta përfaqësuar sa më dinjtetshëm shtetin e Kosovës.
Demokracia.com ka siguruar disa fotografi nga një mërgimtar, ku flamuri i shtetit të Kosovës duket i mbështjellë rreth shtizës së hekurit.
Kjo gjendje e flamurit, sipas lexuesit të Demokracia.com që i ka dërguar fotografitë, është kështu që disa ditë me radhë.